AADF Lajme

17/04/2022 Arsim & Lidership

Muzeu Hebraik Shqiptar, Trashëgimia historike në një kontekst bashkëkohor

Teatri i Operës dhe i Baletit në Tiranë priti disa miq të nderuar për të marrë pjesë në prezantimin e projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar. Ndër të ftuarit të pranishëm ishin,  kryetari i bordit të drejtoreve të AADF-së, Kryeministri, Ministrja e Kulturës si dhe ambasadorë dhe anëtarë të përfaqësive diplomatike në Tiranë. Studio e shquar arkitekturore “Kimmel-Eshkolot Architects” prezantoi projektin dhe ndau me të pranishmit konceptin krijues për ndërtimin e muzeut.

Plani arkitekturor përshtat në mënyrë harmonike esencën e qendrës historike. Teksa ruan elementet e së shkuarës, muzeu gjithashtu e interpreton historinë e jashtëzakonshme të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre nga një këndvështrim modern dhe  bashkëkohor.

AADF është besimplotë se ky projekt do të japë një kontribut të vlefshëm për brezat e ardhshëm ,duke u dhënë atyre mundësinë të krijojnë një lidhje më trashëgiminë historike në një kontekst bashkëkohor.

 

Galeria