AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 710,000 USD

Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet teknologjisë

Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve unike dhe ndonjëherë të rralla muzeale, pjese e trashëgimise kulturore të Shqipërisë. Qëllimi i projektit është fuqizimi i muzeve duke bashkuar trashëgiminë kulturore dhe teknologjinë e re, duke ofruar burime për zhvillimin e qëndrueshëm të muzeve si shtylla kryesore të industrisë së turizmit kulturor.

Pas përfundimit të fazës pilot, objektivi i projektit është krijimi i një komuniteti ekspertesh të trajnuar në Shqipëri, të cilët do të kenë për detyrë të rrisin kapacitetet profesionale dhe të mundësojnë digjitalizimin e koleksioneve kombëtare duke përdorur standardet më të larta ndërkombëtare të praktikës fotografike nëpërmjet Njësisë Kombëtare të Digjitalizimit të trashëgimise Kulturore.

Rezultati i pritshëm i projektit përfshin dokumentimin fotografik shkencor të koleksioneve kombëtare të Shqipërisë dhe aftësimin e një grupi profesionistësh të muzeve për të ndarë njohuritë e marra me të tjerë dhe për të kryer digjitalizimin në institucionet e tyre.


Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.