Kulturë & Ekoturizëm Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 710,000 USD Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet teknologjisë Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve unike dhe ndonjëherë të rralla muzeale, pjese e trashëgimise kulturore të Shqipërisë. Qëllimi i projektit është fuqizimi i muzeve duke bashkuar trashëgiminë kulturore dhe teknologjinë e re, duke ofruar burime për zhvillimin e qëndrueshëm të muzeve si shtylla kryesore të industrisë së turizmit kulturor. Pas përfundimit të fazës pilot, objektivi i projektit është krijimi i një komuniteti ekspertesh të trajnuar në Shqipëri, të cilët do të kenë për detyrë të rrisin kapacitetet profesionale dhe të mundësojnë digjitalizimin e koleksioneve kombëtare duke përdorur standardet më të larta ndërkombëtare të praktikës fotografike nëpërmjet Njësisë Kombëtare të Digjitalizimit të trashëgimise Kulturore. Rezultati i pritshëm i projektit përfshin dokumentimin fotografik shkencor të koleksioneve kombëtare të Shqipërisë dhe aftësimin e një grupi profesionistësh të muzeve për të ndarë njohuritë e marra me të tjerë dhe për të kryer digjitalizimin në institucionet e tyre. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët