Past Thirrje për Tender #201/26: Punime kopshtarie dhe instalimi i sistemit të ujitjes në parkun e Qendres Piramida. Afati për aplikime 26 Mars 2026 në orën 10:00 Fondi Limit 18,000,000 ALL (Pa përfshirë TVSH) Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ndoqi rigjallërimin dhe transformimin e Piramidës së Tiranës në një qendër të rëndësishme për të rinjtë, teknologjinë, edukimin dhe inovacionin. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së Qendrës “Piramida” dhe hapësirave publike përreth saj, AADF synon të përmirësojë dhe mirëmbajë zonat ekzistuese në këtë hapësirë. Ndërhyrja synon të përmirësojë cilësinë vizuale dhe qëndrueshmërinë mjedisore të parkut përmes shtimit të pemëve, luleve dhe elementeve të tjera të gjelbërimit, si dhe përmes mirëmbajtjes dhe riparimit të gjelbërimit ekzistues dhe sistemit të ujitjes. Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të jashtëm, duke siguruar një peizazh tërheqës dhe të mirëmbajtur për vizitorët, qiramarrësit e Qendrës Piramida dhe publikun e gjerë. Dokumenta General Conditions (3) PDF (301.57 Kb) Personal data processing consent forms PDF (314.29 Kb) Specific Bidding Details PDF (286 Kb) Tender_Application_Form_ 00201 26 VND.OPENXMLFORMATS-OFFICEDOCUMENT.SPREADSHEETML.SHEET (83.81 Kb) Projekt Gjelberimi Piramida PDF (10780.52 Kb)