AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

Amfiteatri i Durrësit

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 990,000 USD

Rijetëzimi i një prej qyteteve më të rëndësishëm historik të Shqipërisë

Durrësi është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, i cili ka një domethënie të madhe historike falë trashëgimisë së pasur e cila daton mbi 2600 vite. Plani i Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit ka si synim të paraqes një strategji të qëndrueshme për restaurimin e kësaj trashëgimie duke kombinuar ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre zonave me nevojën e qenësishme për zhvillim ekonomik të qytetit.

AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Durrës, kanë nisur projektin e dytë të këtij lloji, me synim rijetëzimin e qytetit të Durrësit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i cili e goditi qytetin në Nëntor të vitit 2019.

Zonat arkeologjike A dhe B përfshijnë monumente të tilla si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake, si dhe një sërë strukturash të tjera të një rëndësie të veçantë historike.

Synimi afatgjatë i Planit të Menaxhimit të Integruar është mbrojtja e trashëgimisë historike të qytetit të Durrësit si një vendbanim i vazhdueshëm për më tepër se 3000 vjet. Kjo përfshin vënien në pah të këtyre vlerave duke i ofruar mundësi publikut për t’i vizituar ato nga afër.

Falë kësaj qasje do të ruhet një balancë e vazhdueshme ndërmjet trashëgimisë kulturore, turizmit dhe zhvillimit urban të qytetit.

 


Find out more

Related Projects

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.