Kulturë & Ekoturizëm Muzeu Hebraik Shqiptar Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 6.5 million USD Dëshmia që nderon solidaritetin, humanizmin dhe qëndresën Në historinë e Shqipërisë nuk është regjistruar asnjë rast i diskriminimit kundër hebrenjve. Shqiptarët jo vetëm që i mbrojtën qytetarët e tyre hebrenj, por edhe ndihmuan ata të cilët mbërritën nga vendet e tjera të Evropës. Muzeu Hebraik Shqiptar është një projekt i rëndësishëm për portofolin e kulturës dhe të ekoturizmit të AADF-së, dhe do të luaj një rol të qenësishëm ne rijetësimin e qendrës historike të qytetit të Vlorës. Si i pari i këtij lloji, ky muze do të funksionoj si një qendër kulturore dhe do të vendosë një standard të ri për institucionet muzeore në Shqipëri, duke përfshirë aspekte të tilla si administrimin, arkitekturën, ekspozitat dhe edukimin. Koncepti i muzeut parashikon krijimin e një muzeu të shekullit të 21-të i cili lidhet ngushtësisht me vendndodhjen, njerëzit të cilët kanë banuar aty pranë, si dhe ata të cilët banojnë aty aktualisht. Ai synon të jetë një hapësirë mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse, jo vetëm duke qenë i arritshëm fizikisht por edhe në stimulimin intelektual. Ky muze ka si objektiv të shndërrohet në një destinacion për turistet, një burim krenarie lokale, dhe një mënyrë për t’u rilidhur me trashëgiminë e tyre historike për hebrenjtë shqiptar. Mbështetja për themelimin e Muzeut Hebraik Shqiptar paraqet një mundësi unike dhe shumë domethënëse për AADF-në, jo vetëm për rëndësinë e muzeut si një institucion kulturor kyç, por edhe për historinë të cilën ai përfaqëson. Muzeu do të hedh dritë mbi traditat e solidaritetit dhe humanizmit të cilat janë të rrënjosura thellë te shqiptarët, dhe do të paraqes lidhjen e jashtëzakonshme midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre nëpër botë. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Find out more Related Projects Plani i zhvillimit të Kalasë së Beratit Lexo më tepër Muzeu Kombëtar i Fotografisë 'Marubi' Lexo më tepër