AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

PMI (Plani i Menaxhimit të Integruar) Butrint

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 5.95 milion USD

Një vizion i ri për administrimin dhe të ardhmen e Butrintit

Butrinti shquhet për kombinimin e jashtëzakonishëm të mrekullive arkeologjike, kulturore dhe ekologjike, duke fituar njohje botërore si një Sit Trashëgimie Botërore të UNESCO-s në vitin 1992, ndjekur nga emërtimi si Park Kombëtar në vitin 2000 dhe statusi si sit Ramsar në vitin 2002.

Në përputhje me reformën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF) së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), janë në krye të përpjekjeve për krijimin e një modeli pioner për menaxhimin e zonës arkeologjike të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kjo nismë synon të prezantojë një qasje inovative për menaxhimin përmes themelimit të një organizate me bazë komunitetin, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit. Me detyrën për të mbikëqyrur operacionet e përditshme, zbatimin e një plani të plotë biznesi për sitin, dhe përpjekjet për neutralitetin e karboni, ky fondacion synon të vendosë një standard të ri për menaxhimin e siteve të trashëgimisë në Shqipëri.

Menaxhimi efikas i sitit të trashëgimisë botërore të Butrintit është jetik për ruajtjen e rëndësisë së tij kulturore, historike dhe mjedisore. Duke promovuar praktikat e qëndrueshme të turizmit, duke lehtësuar përpjekjet edukuese, duke nxitur përfshirjen e komunitetit dhe duke adresuar kërcënime potenciale, ky model siguron integritetin afatgjatë të këtij siti të jashtëzakonshëm.


Find out more

Related Projects