AADF Projekte

Sipërmarrje

Crimson Finance Fund Albania

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 1.25 milion USD

Mbështetje financiare e besueshme për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Zhvillimi dhe rritja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri është e lidhur ngushtë me  gjetjen e burimeve financiare të besueshme. Fondi “Crimson Finance Fund Albania” u themelua me vizionin dhe misionin për t’i dhënë më shumë mundësi financimi këtij segmenti të sektorit privat, i cili përfaqëson gati tërësinë e të gjitha sipërmarrjeve në Shqipëri, dhe i cili punëson pjesën më të madhe të popullsisë.

CFFA synon të mbështesë dhe financojë projekte të këtij segmenti të sektorit privat. Ky sektor, jo vetëm që nuk ka mundësi për të pasur burimet e nevojshme financiare për t’u zhvilluar dhe për të ofruar vende të reja pune, por edhe në rastet kur financimet janë të mundshme, ato shpesh mbartin me vete kosto të tepërta dhe nuk përputhen me qëllimin, tipin, kohëzgjatjen, dhe kolateralin e nevojshëm të projekteve.

CFFA sjell një vlerë të shtuar ne tregun financiar shqiptar kryesisht nëpërmjet tre produkteve financiare me kushte tepër konkurruese për këtë segment të tregut, siç janë kreditë e përgjithshme, faktoring, si dhe qira financiare ”leasing”.

CFFA është përqendruar në tre kategori kryesore shërbimesh për të ndikuar në rritjen e sipërmarrjeve partnere, siç janë nevoja për asete, nevoja për kapital qarkullues, dhe nevoja për inventar.

Themelimi i CFFA vjen si rezultat i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm midis AADF-së, Bashkisë Tiranë, “Crimson Capital Corp.”, “Norfund”, dhe “Helenos”, të cilët ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë një interes të përbashkët për të nxitur rritjen e sipërmarrjeve të vogla në Shqipëri.

Rruga “Çerçiz Topulli” , Nr.14, Tiranë
+355 4 450 03 85
info@cffa.al


Find out more

Related Projects