AADF Projekte

Sipërmarrje

TID Durrës

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 6.7 milion USD

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit

Si përgjigje ndaj tërmetit shkatërrimtar i cili goditi qytetin e Durrësit në Dhjetor të vitit 2019, AADF vendosi ta shtrijë ndërhyrjen përtej nevojave të ngutshme të emergjencës. AADF konceptoi një zgjidhje më afatgjatë për nevojat e vazhdueshme të zhvillimit të qytetit.

Durrësi mbart një rëndësi të veçantë ekonomike falë pozitës së favorshme gjeografike, potencialit për turizëm, si dhe trashëgimisë së pasur kulturore. Në këtë kontekst, projekti synon të rijetësojë qendrën historike të Durrësit, e cila ishte lënë pas dore për një kohë të gjatë, si dhe të nxis turizmin dhe aktivitetin ekonomik falë implementimit të një modeli të suksesshëm TID.

AADF synon të krijojë një plan menaxhimi të integruar i cili do të rigjallërojë qendrën historike të Durrësit dhe do të restaurojë objektet e pasurisë kulturore. Objektivi kryesor është krijimi i një modeli të suksesshëm TID i cili do të shfrytëzojë potencialin për turizëm të qytetit të Durrësit.

Si përfundim, projekti TID Durrës parashikon ta rikthejë qytetin e Durrësit në hartën Europiane të destinacioneve kulturore dhe historike, si dhe të ofrojë mundësi të prekshme të përfitimit ekonomik nëpërmjet trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit për komunitetet lokale.


Find out more

Related Projects